Urimi për Ditën e Komunitetit Turk në Kosovë
Prishtinë, 23 Prill 2020
"Të gjithë turqve në Kosovë, sinqerisht ua uroj festën sot duke uruar që të gjithë ta kalojnë Ditën e Komunitetit Turk në Kosovë së bashku në paqe, shëndet të mirë dhe në rrethin familiar", tha Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic.
Jevtic tha se populli turk, si të gjithë popujt e tjerë në Kosovë, kanë të drejtën e mundësive të barabarta dhe se Ministria për Komunitete dhe Kthim është e disponueshme për ta në këtë drejtim për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.
Ne nuk duhet të harrojmë faktin se përfaqësimi i komunitetit turk në institucionet publike duhet të përmirësohet në periudhën në vazhdim.
"Ka shumë punë para nesh të gjithëve për të përmirësuar më tej kushtet e jetesës së komunitetit turk në Kosovë, dhe unë personalisht do të avokoj që kjo të ndodhë," tha Jevtic në urimin e tij.