Premte, 24 Prill 2020 00:02

Gëzuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit


Prishtinë, 24 Prill 2020

"Unë i përgëzoj të gjithë anëtarët e besimit mysliman për fillimin e agjërimit të Ramazanit me dëshirën që këto ditë të shenjta të Ramazanit të sjellin për të gjithë besimin e ndërsjellë dhe vlerat e vërteta shpirtërore që na duhen të gjithë në këto periudha të vështira që kanë goditur tërë botën", tha Ministri për Komunitete dhe Kthim  Dalibor Jevtic, duke uruar festën për besimtarët e fesë islame.

Jevtic shprehu në urimin e tij urimin që muaji i shenjtë i Ramazanit të kalojë në devotshmëri të sinqertë dhe të thellë, dhe se veprat e mira duhet të jenë shenja në veprimin e mirë.

"Kaloni ditët e muajit të Ramazanit në paqe, shëndet të mirë dhe çdo mirëqenie të Zotit së bashku me familjet tuaja - RAMAZAN MUBAREK OLSUN", shprehet Jevtic në urimine tij.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502