Shtune, 02 Maj 2020 19:28

Media e lirë është gurthemeli i demokracisë së një shoqërie


Prishtinë, 03 maj 2020

"Unë ju përgëzoj për Ditën Botërore të Lirisë së Medias, me dëshirën që gazetarët dhe punonjësit e mediave të kryejnë lirshëm detyrat e vështira që shpesh ndodhen para tyre, pa u rrëmbyer kurrë, sulmuar, vrarë sepse liria e mediave dhe raportimi i lirë është një e drejtë themelore e njeriut", tha Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, duke uruar 3 majin, Ditën Botërore të Lirisë së Medias.

Ne nuk harruam gazetarët e vrarë Ljubomir Knezevic, Aleksandar Simovic, Momir Stokuca, si dhe gazetarët e rrëmbyer Ranko Perenic, Djuro Slavuj, Marijan Melanosi dhe prishjen e përmendorës së gazetarëve të rrëmbyer.  Sot, ne përsëri kërkojmë drejtësi për të gjithë ata.  Ne gjithashtu kërkojmë mbrojtjen e të gjithë gazetarëve që sulmohen në punët e tyre.

Përveç mjekëve, duhet të bëjmë edhe një mirënjohke të veçantë për gazetarët në një kohë kur jemi në rrezik të madh të pandeminë së virusit COVID-19 sepse ata kanë treguar një heroizëm të madh, duke iu përgjigjur detyrave të tyre si gazetarë ditë e natë pa frikë për shëndetin e tyre.

Liria e mediave është gurthemeli i demokracisë së një shoqërie, kjo është arsyeja pse Ministria për Komunitete dhe Kthim, për sa kohë që jam në krye të këtij institucioni, gjithmonë do të jetë një kontribues plotësisht transparent dhe i sinqertë për të gjitha mediat, sepse duhet të kontribuojmë në raportimin e lirë dhe të ndershëm të gazetarëve, përfundoi Ministri Jevtic.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502