Enjte, 28 Maj 2020 14:57

NJOFTIM: Ministri Jevtić me Ambasadorin e OSBE-së


Prishtinë, 28 maj 2020

Incidentet e fundit në të cilat ishin shënjestruar të kthyerit serb ishin tema kryesore e një takimi midis Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic dhe Ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathuu.

Gjatë takimit midis dy zyrtarëve, u konkludua se përfshirja më e madhe e të gjitha institucioneve në Kosovë është e nevojshme për zgjidhjen e incidenteve të sigurisë që kanë prekur komunitetin serb dhe komunitetet e kthyera muajt e fundit. Misioni i OSBE-së në Kosovë me keqardhje është duke përcjellur çdo gjë që po ndodh dhe shqetësohet për sulmet e shpeshta ndaj serbëve dhe pronave të tyre në Kosovë. Ambasadori Brathuu theksoi se misioni i OSBE-së kishte rritur praninë e tij në vendet ku ndodhnin incidente të sigurisë me të kthyerit serb, dhe se tashmë ishin ndërmarrë aktivitete në nivelin lokal, rajonal dhe qendror, me qëllim adresimin institucional të problemeve të tilla.

Gjatë takimit, Ministri Jevtić falënderoi Ambasadorin dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për reagimin e duhur dhe dënimin e të gjitha incidenteve që prekin komunitetet jo-shumicë dhe pronën e tyre.

"Ne kemi shembuj që kur përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare flasin më shumë për problemet e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë dhe kur ka një angazhim më të madh, ndodhin ndryshime pozitive. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme që të gjithë ne të jemi më aktivë në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe zbatimin e ligjit ”, tha Ministri.

Të gjitha komunitetet, përfshirë komunitetet jo-shumicë, duhet të kenë të drejta të barabarta dhe të gëzojnë mbrojtje të barabartë në Kosovë, dhe në lidhje me këtë, nevojitet angazhim më i madh i individëve dhe institucioneve në Kosovë, u përmbyll në takimin e sotëm. Në fund të takimit, u ra dakord të iniciohen disa nisma dhe veprime konkrete të përbashkëta të të gjitha institucioneve për të mbrojtur pronën dhe jetën e të kthyerve.

 

repan11b a

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502