Enjte, 28 Maj 2020 15:44

Ndërtimi i tetë shtëpive për të kthyerit ka filluar në Novobërdë
 

Prishtinë, 28 maj 2020

Në komunën e Novobërdës, filloi sot ndërtimi i tetë shtëpive familjare për të kthyerit.  Ndërtimi i shtëpive prej 55, 62 dhe 95 metra katrorë për familjet e kthyera është realizuar në kuadër të programit "Kthimi dhe Ri-integrimi (EU-RRK) faza 5", i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e bashkëfinancuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare  për Migracionin (IOM).
 
Familjet, shtëpitë e të cilave po ndërtohen, tregojnë se kjo është një ditë e shkëlqyer për ta, sepse ëndrra e tyre për t'u kthyer dhe jetuar në Kosovë po bëhet realitet.
 
Zëvendës Ministrja për Komunitete dhe Kthim, Alma Dushi Kabashi dhe Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanović, morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit për tetë shtëpi për të kthyerit.  Familjet e të kthyerve nuk e fshehin kënaqësinë dhe mirënjohjen e tyre për ministrinë përkatëse dhe ministrin Dalibor Jevtić për mundësinë e kthimit të të zhvendosurve në shtëpitë e tyre.
 
"Unë jam i kënaqur që njerëzit ndjehen të lirë dhe duan të kthehen, dhe misioni i ministrisë është ta arrijë atë," theksoi zv.ministrja Alma Dushi Kabashi gjatë fjalimit të saj.
 
Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanović, shprehu mirënjohjen e tij për Bashkimin Evropian, Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Ministrin Dalibor Jevtić dhe Zëvendësministren Alma Dushi Kabashi për ndëgjimin që patën për të gjithë qytetarët dhe për plotësimin e nevojave të tyre.
 
"Unë ju përgëzoj për fillimin e punës për ndërtimin e shtëpive.  Ju do të gjeni paqe dhe prosperitet në to.  Ministria dhe komuna që unë drejtoj kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.  "Projektet e përbashkëta janë çelësi për mbijetesën e njerëzve në këtë zonë," përfundoi Ivanoviç
 
Shtëpi për familjet e kthyera në komunën e Novobërdë do të ndërtohen në fshatrat Manishince, Bushince, Kusce e Epërme, Jasenovik dhe Carevce.  Projekti "Faza 5 e Kthimit dhe Ri-integrimit (EU-RRK)" është duke u realizuar në 12 komuna në Kosovë: Gracanica, Fushë Kosova, Gjakova, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Prizren, Pejë, Istog, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpcë. Në fund të marsit të këtij viti, në sesionin elektronik të Komitetit Drejtues të Projektit, u miratua ndërtimi i 62 shtëpive.

 

repan11b a

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502