Hene, 01 Qershor 2020 17:20

Është mbajtur takimi i grupeve punuese teknike në kuadër të "Procesit të Shkupit"


Prishtinë, 1 qershor 2020

Organizuar nga OSBE-ja dhe UNHCR-i në kuadër të "Procesit të Shkupit", delegacionet e Prishtinës, Beogradit, Podgoricës dhe Shkupit zhvilluan një takim elektronik në nivelin teknik për të diskutuar arritjet dhe planet e ardhshme për zgjidhje të qëndrueshme për kthimin e personave të zhvendosur.

 Gjatë takimit, grupi punues i delegacionit të Prishtinës raportoi për arritjet në fushën e sigurisë dhe dialogut ndërmjet komuniteteve, si dhe dokumentacionin personal, çështjet e pronës dhe planifikimin e zgjidhjeve të qëndrueshme ndërsa delegacionet e Podgoricës, Beogradit dhe Shkupit folën për zbatimin e masave të veprimit.

 Situata e sigurisë dhe sulmet e shpeshta ndaj të kthyerve serbë dhe pronat e tyre ishin një nga temat kryesore të takimit të grupit teknik punues, ku të gjitha delegacionet ranë dakord se një numër i madh i incidenteve në vendet e kthimit kishin përkeqësuar në masë të madhe situatën e sigurisë.

 Në mbledhjen elektronike të delegacioneve, u konkludua se periudha tjetër është koha kur duhet të fillojmë të sigurojmë fonde që do të shërbejnë për të realizuar të gjitha kërkesat për kthim dhe integrim të personave të zhvendosur, të cilët do të shprehin dëshirën e tyre për t'u kthyer në Kosovë.

 Pas takimit të grupeve punuese teknike, në periudhën në vijim, në kuadër të "Procesit të Shkupit", pritet një mbledhje e të gjitha delegacioneve në një nivel të lartë politik.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502