Enjte, 04 Qershor 2020 20:04

Jevtic dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë për pozicionin e komuniteteve jo-shumicë

 
Prishtinë, 4 qershor 2020

Çështjet aktuale të komuniteteve, dialogu ndëretnik dhe mbrojtja efektive e të drejtave jo-shumicë në Kosovë ishin temat e bisedës midis Ministrit të sapozgjedhur për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, dhe Stefano Gnocchi, Këshilltar për Komunitetet Pakicë dhe Trashëgimisë Fetare dhe Kulturore në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë takimit u theksua që Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë po i kushton vëmendje të madhe zhvillimeve në situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe vuri në dukje se është shumë e rëndësishme të zvogëlohen incidentet, të cilat kanë qenë shumë në zonat e kthimit në të kaluarën.

Është theksuar nevoja për përfshirje më të madhe të policisë dhe të gjitha institucioneve sepse ligjet në Kosovë janë shumë të mira, por mangësia më e madhe është në zbatimin e tyre.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502