Marte, 09 Qershor 2020 19:58

KFOR, Policia e Kosovës dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim diskutuan sigurinë e komuniteteve dhe ndërtimin e besimit


Prishtinë, 9 qershor 2020

Për të rritur sigurinë e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, veçanërisht në zonat e të kthyerve, zyrtarë të Ministrisëpër Komunitete dhe Kthim zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Stafi i Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit i informoi pjesëmarrësit për incidentet e shpeshta për të cilat kjo ministri u informua drejtpërdrejt nga qytetarët dhe theksoi se roli i Policisë së Kosovës në sigurimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë është thelbësor.  Pjesëmarrësit ranë dakord që ndërtimi i besimit midis komuniteteve jo-shumicë dhe institucioneve përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik dhe sigurisë në Kosovë do të jetë një nga qëllimet kryesore të përbashkëta për periudhën në vijim.

Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës theksuan faktin që zyrtarëte policisë trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha incidentet e sigurisë, por vëmendje e veçantë u kushtohet gjithmonë atyre që synojnë komunitetet jo-shumicë në Kosovë.  Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit për të diskutuar nismat që mund të zvogëlojnë nivelet e krimit në zonat e kthimit dhe zonat ku jetojnë komunitetet jo-shumicë me qëllim që të kontribuojnë në ndërtimin e mëtejshëm të besimit midis komuniteteve jo-shumicë dhe Policisë së Kosovës.

Të gjitha palët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në mënyrë që të mbrojnë në mënyrë efektive komunitetet jo-shumicë dhe të ndërtojnë besimin në institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë.

repan11b a

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502