Hene, 22 Qershor 2020 15:46

Zëvendësministrat e emëruar morën detyrën

Zëvendësministrat e emëruar morën detyrën

Prishtinë, 22. Qershor 2020

Më 17 qershor 2020, Kryeministri i Kosovës, Avdulah Hoti, emëroi Selim Kryeziun dhe Enis Sulejmanović si Zëvendës Ministra në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtić, mbajti një takim pune me zëvendësat të cilët ai i uroi për marrjen e detyrës dhe i uroi punë të suksesshme. Kjo ishte një mundësi që Ministri Jevtić të njihte dy zëvendësit e tij me mandatin dhe qëllimet strategjike të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, aktivitetet që po zhvillohen aktualisht, planet për të ardhmen, pritjet që kanë kthyerir, qytetarët dhe partnerëve strategjikë.

"Jam i bindur që sinqerisht do të bashkëpunojmë dhe do të punojmë së bashku për të kapërcyer të gjitha pengesat që do të qëndrojnë në rrugën e përmirësimit të pozitës së të gjitha komuniteteve," tha Ministri Jevtić.

Të dy zëvendësat, Z. Kryeziu dhe Z. Sulejmanović, falënderuan Ministrin për mirëseardhjen e ngrohtë dhe shprehën mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të plotë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në çështjet që janë në kompetencën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502