Marte, 14 Korrik 2020 14:01

URIMI ME RASTIN E FESTËS NACIONALE TË REPUBLIKËS SË FRANCËS


Prishtinë, 14 korrik 2020

Sot, ne kujtojmë me krenari Revolucionin Francez të vitit 1789, kur populli liberar francez hoqi monarkinë absolutiste, pabarazinë midis njerëzve dhe vendosi unitetin e kombit dhe sundimin e ligjit.  Shumë shoqëri dhe shtete civile bazohen në këto parime, të cilat edhe sot paraqesin simbolin e demokracisë dhe shoqërisë demokratike, për të cilën ne të gjithë aspirojmë.
 
Uroj festën kombëtare të Republikës së Francës për të gjithë Francezët me mesazhin se Dita e Republikës së Francës festohet nga të gjithë popujt e tjerë, të cilët udhëhiqen nga idetë e barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.
 
"Në shembullin e Francës nga fundi i shekullit XVIII dhe sot mund të shohim se jeta e rehatshme dhe lumturia e një komuniteti nuk mund të ndërtohet mbi fatkeqësinë dhe shtypjen e të tjerëve, dhe për këtë arsye të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta, pavarësisht nga kombi, feja, ngjyra e lëkurës ose  gjuhën që ata flasin ”, theksoi Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtić.

Të udhëhequr nga këto parime, Ministria për Komunitete dhe Kthim përpiqet të mundësojë kthimin dhe integrimin e personave të zhvendosur, por edhe trajtim të mirë dhe një ambient të këndshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502