Hene, 07 Shtator 2020 13:55

Është sigutuar strehimi i përkohshëm për familjet e kthyera të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve
 

Prishtinë, 7 shtator 2020

Përmes UNHCR, në vitin 2017, 75 familje rome, ashkali dhe egjiptiane u kthyen në Kosovë nga Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi.  Fatkeqësisht, shumica e këtyre familjeve nuk e kanë zgjidhur ende përgjithmonë çështjen e tyre të strehimit dhe jetojnë në kushte shumë të vështira dhe çnjerëzore.  Arsyet për këtë janë më së shpeshti mungesa e tokës në pronësi të këtyre familjeve, gjendja e keqe ekonomike, papunësia, pengesat procedurale në lidhje me ndërtimin e shtëpive dhe të tjera.

 Për shkak të borxheve të prapambetura të qirasë dhe faturave të papaguara të shërbimeve, ekzistonte rreziku që 49 familje të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve të mbeteshin pa çatinë e tyre të përkohshme mbi kokë.  Fatkeqësisht, komunat në të cilat familjet e përmendura me gjithsej 194 anëtarë kanë gjetur strehim të përkohshëm nuk kanë qenë në gjendje të ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme me zgjidhje të përhershme.  Pandemia e virusit korona ka përkeqësuar më tej situatën tashmë të dobët ekonomike dhe mundësinë e punësimit sezonal për shumë anëtarë të këtyre familjeve.  Hedhja e tyre në rrugë do të shkaktonte një katastrofë të vërtetë humanitare në kohën e krizave të një pandemie.

 Prandaj, me iniciativën e Ministrit Dalibor Jevtic, përkundër shkurtimeve të mëdha të buxhetit, Ministria për Komunitete dhe Kthim mbuloi shpenzimet e qirasë dhe shërbimeve në vitin 2020 për 49 familje të kthyera të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, të cilët gjetën strehim të përkohshëm në komunat e Prizrenit, Ferizaj, Obiliq, Graçanicë, Dragash, Pejë dhe Gjilan.  Ministria informoi autoritetet e përmendura komunale për këtë dhe në të njëjtën kohë u bëri apel atyre që t'i përfshijnë këto familje të rrezikuara në skemat e kujdesit shoqëror në përputhje me ligjet në fuqi në vitet e ardhshme.

 Familjet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve morën me entuziazëm lajmin e ndihmës në këto kohë të vështira dhe të pasigurta.  Ata thonë se shumë familje me siguri do ta mirëprisnin vjeshtën dhe dimrin nën qiellin e hapur po të mos ishin Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Ministri Jevtić, i cili premtoi në fillim të vitit se nuk do t'i linte anash.

 Pagesa e qirasë për familjet e kthyera të rrezikuara të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve u realizua përmes Këshillit danez për Refugjatë.

 

repan11b a

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502