Enjte, 10 Shtator 2020 12:11

NJOFTIM PËR PUBLIKUN ME RASTIN E TAKIMIT TË AMBASADORIT GJERMAN DHE MINISTRIT PËR KOMUNITETE DHE KTHIM

NJOFTIM PËR PUBLIKUN ME RASTIN E TAKIMIT TË AMBASADORIT GJERMAN DHE MINISTRIT PËR KOMUNITETE DHE KTHIM

Prishtinë, 9 shtator 2020

Marrëveshja e Uashingtonit, raundi i fundit i bisedimeve midis delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, planet e ministrisë për kthimin dhe ri-integrimin e të kthyerve, hartimi i një ligji për kthimin, sfidat për komunitetet jo-shumicë, prosperiteti dhe e ardhmja e të rinjve në Kosovë, sundimi i ligjit ishin temat kryesore të diskutuara gjatë një takimi midis Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtić dhe Ambasadorit të ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rode.

Të dy zyrtarët ranë dakord se suksesi i dialogut varet nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe se është veçanërisht e rëndësishme që njerëzit e zakonshëm të kenë një përfitim konkret prej tij.

Ambasadori Rode theksoi faktin se Qeveria e Gjermanisë ka qenë shumë e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve në Kosovë për vite me rradhë.

Jörn Rode mori detyrën e ambasadorit të ri në Kosovë në fund të korrikut të këtij viti dhe ky është takimi i tij i parë zyrtar me Ministrin Jevtic. Duke falënderuar Ministrin për pritjen e ngrohtë, ambasadori theksoi besimin e tij se bashkëpunimi i tyre do të jetë në një nivel të lartë në të ardhmen.

 repan11b a

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502