Enjte, 17 Shtator 2020 12:07

Punimet për rinovimin e qendrës kolektive "Bergen" në Graçanicë po vazhdojnë sipas planit

Punimet për rinovimin e qendrës kolektive "Bergen" në Graçanicë po vazhdojnë sipas planit

Prishtinë, 17 shtator 2020

Brenda fazës së dytë të projektit "Mbështetje për zgjidhje të qëndrueshme për banorët e qendrave kolektive në Kosovë", Ministria për Komunitete dhe Kthim në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian, po financon rinovimin e qendrës kolektive "Bergen" në fshatin Ugljare në komunën e Graçanicës. Plani është të rinovojë të gjitha 24 njësitë e banimit brenda qendrës kolektive të përmendur, në të cilën 21 familje të zhvendosur brenda vendit aktualisht jetojnë në kushte të papërshtatshme. Pas rinovimit, përfaqësuesit e qeverisë lokale do të caktojnë tre njësitë e mbetura të strehimit të lira për familjet më të rrezikuara.

Zyrtarët e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, kryetari i Komunës së Graçanicës, Srdjan Popovic dhe përfaqësuesit e Këshillit Danez të Refugjatëve (DRC), të cilit iu besua projekti i rinovimit të qendrës kolektive, vizituan sot "Bergen" dhe u siguruan që punimet po vazhdojnë sipas planit.

Me mirënjohje Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Bashkimit Evropian dhe Këshillit Danez të Refugjatëve për një projekt të vlefshëm, Kryetari Popovic tha se kushtet e këqija të jetesës ishin një nga problemet më të mëdha për banorët, si dhe për përfaqësuesit e qeverisë lokale.

Përfundimi i punimeve dhe kthimi i familjeve në banesa të pajisura plotësisht është planifikuar në mes të dhjetorit të këtij viti.

repan11b a

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502