Enjte, 24 Shtator 2020 07:59

Së shpejti apartamente të reja për banorët e qendrave kolektive dhe familjet e rrezikuara

Së shpejti apartamente të reja për banorët e qendrave kolektive dhe familjet e rrezikuara

Prishtinë, 24 shtator, 2020

Kjo vjeshtë do të jetë veçanërisht e rëndësishme për personat e zhvendosur të cilët ishin akomoduar në qendrat kolektive në komunën e Shtërpcës, sepse banesat e reja do të kompletohen për 86 familje. Përfundimi i punimeve në pesë ndërtesa të reja me gjithsej 110 apartamente do të realizohet në tre javët e ardhshme, pas së cilës pritet pranimi teknik dhe pajisja e plotë e apartamenteve. Është planifikuar që 24 njësitë e mbetura të strehimit të alokohen për familjet më të rrezikuara nga Shtërpca.

Përfaqësuesit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, vetëqeverisjes lokale dhe Këshillit Danez për Refugjatë, të cilëve iu besua realizimi i këtij projekti kompleks, vizituan vendbanimin ku ishin ndërtuar apartamente për personat e zhvendosur në territorin e komunës së Shtërpcës.

“Më vjen mirë që kemi ndërtuar ndërtesa sipas standardeve më të larta arkitektonike për ata që u desh të linin shtëpitë e tyre dhe që jetojnë në qendra kolektive në kushte çnjerëzore për 20 vjet. "Unë pres që pas shumë vonesave, deri në fund të vitit, ne përfundimisht të mbyllim të gjitha qendrat kolektive në komunën e Shtërpcës dhe në të njëjtën kohë të fillojmë të njëjtat projekte në komunat e tjera", tha Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic.

Faza e parë e projektit të titulluar "Mbështetje për zgjidhje të qëndrueshme për banorët e qendrave kolektive në Kosovë", brenda së cilës u ndërtuan ndërtesa në Shtërpcë, u financua nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit. 169 përdorues nga pesë qendra kolektive në Shtërpcë pritet të transferohen në apartamentet e tyre të reja deri në fund të këtij viti.

Përveç mbylljes së qendrave kolektive në Shtërpcë, familjet janë planifikuar të transferohen në apartamentet e rinovuara plotësisht të qendrës kolektive "Bergen" në fshatin Ugljare në komunën e Graçanicës deri në fund të vitit.

repan11b a

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502