Hene, 28 Shtator 2020 06:49

Urimi me rastin e Ditës së Boshnjakëve

Urimi me rastin e Ditës së Boshnjakëve

Prishtinë, 28 shtator 2020

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtić, uroi 28 Shtatorin, Ditën e Boshnjakëve, dhe me atë rast përsëriti se boshnjakët, si popujt e tjerë në Kosovë, kanë mbështetjen e tij absolute në krijimin e një të ardhme më të mirë.

"Të dashur anëtarë të popullit boshnjak, të vetëdijshëm për faktin se ne jetojmë në një kohë me sfida të mëdha, para së gjithash dua t'ju uroj shëndet të mirë. Merrni parasysh se në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe tek unë personalisht, ju keni një aleat të sinqertë dhe një mik në tejkalimin e të gjitha pengesave që sot qëndrojnë në rrugën e një jete më të mirë, jo vetëm për boshnjakët, por për të gjithë popujt që jetojnë në Kosovë. Ne mund t'i zgjidhim së bashku problemet ekzistuese sepse vetëm së bashku mund të bëjmë më shumë dhe më mirë ", theksoi Ministri Jevtić.

Ministri Jevtić u tha boshnjakëve të ruajn me xhelozi shpirtin, kulturën dhe traditën e tyre, pa rrezikuar kulturën e të tjerëve, sepse këto vlera janë baza e ekzistencës të të gjithë popujve, dhe përsëriti besimin e tij se ditë më të mira do të vijnë për popullin boshnjak në Kosovë.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502