Enjte, 08 Tetor 2020 12:51

VAZHDIMI I PAISJEVE TE SHTEPIVE TE REJA TE NDERTUARA PER TE KTHYERIT

VAZHDIMI I PAISJEVE TE SHTEPIVE TE REJA TE NDERTUARA PER TE KTHYERIT

Prishtinë, 8 tetor 2020

Pas përfundimit të ndërtimit të shtëpive, Ministria per Komunitete dhe Kthim dorëzoi me sukses pajisjet shtëpiake, mallra të bardha dhe orendi për 14 familje të të kthyerve dhe serbëve, romëve dhe ashkalive të zhvendosur nga komunat e Graçanicës, Fushë Kosovës dhe Prizrenit. Falë këtij lloji të ndihmës nga ministria, dy familje rome, një ashkali dhe 11 familje serbe me gjithsej 66 anëtarë janë në gjendje të vazhdojnë të jetojnë në shtëpi të reja dhe të pajisura.

Të kthyerit dhe personat e zhvendosur nga Graçanica, Bogoshevc, Novak (Prizren) dhe Fushe Kosove shprehën kënaqësinë dhe mirënjohjen e tyre të madhe për, siç thonë ata, "pajisjen e plotë të shtëpive të tyre të reja, e cila në drejtimin e tyre nuk do të ishte e mundur në asnjë rast " Ata thonë se ky është një shembull i vërtetë se si të kujdesemi për ata që kanë dëshirë të sinqertë të kthehen dhe të jetojnë në Kosovë, por nuk mund ta sigurojnë vetë.

" Ministria per Komunitete dhe Kthim po lufton furishëm në mënyrë që në rrethana të vështira sociale, politike dhe ekonomike, të mos ketë vonesë në kthimin e personave të zhvendosur, por edhe në sigurimin e mbështetjes për ata që e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë," tha Ministri Dalibor Jevtic.

Ndërtimi dhe pajisja e 14 shtëpive për personat e zhvendosur dhe të kthyerit në komunat e Graçanicës, Fushë Kosovës dhe Prizrenit u krye si pjesë e fazës së pestë të programit Kthimi dhe Riintegrimi në Kosovë, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Komunitetet dhe Kthimet në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin. (IOM). Që nga fillimi i vitit, ministria ka ndihmuar 75 familje në të njëjtën mënyrë përmes këtij programi.

repan11b a

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502