Merkure, 28 Tetor 2020 08:45

NJOFTIM PËR PUBLIKUN I MINISTRIT DALIBOR JEVTIĆ ME RASTIN E PARAQITJES SË RAPORTIT TEK KOMISIONI PËR TË DREJTAT DHE INTERESAT E KOMUNITETEVE DHE KTHIMIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS

NJOFTIM PËR PUBLIKUN I MINISTRIT DALIBOR JEVTIĆ ME RASTIN E PARAQITJES SË RAPORTIT TEK KOMISIONI PËR TË DREJTAT DHE INTERESAT E KOMUNITETEVE DHE KTHIMIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS

Prishtinë, 28 tetor 2020

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtić, mori pjesë në takimin e sotëm të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthimit të Kuvendit të Kosovës, ku prezantoi raportin për punën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në vitin 2020 dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve. Komisioni ka 18 deputetë nga 12 parti politike që përfaqësojnë interesat e komuniteteve nacionale në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë takimit, u zhvillua një diskutim për çështje që kryesisht preokupojnë komunitetet jo-shumicë, të kthyerit dhe personat e zhvendosur, të tilla si: mbështetja ekonomike për komunitetet jo-shumicë, përfaqësimi i komuniteteve jo-shumicë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe institucione të tjera publike, mbyllja e qendrave kolektive, prona e uzurpuar dhe të drejtat pronësore të të kthyerve dhe personave të zhvendosur, integrimi i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe mbështetja për arsimimin dhe ndihmën e më të rrezikuarve gjatë pandemisë Covid-19.

Ministri Jevtić informoi anëtarët e komisionit për sfidat e shumta në lidhje me kthimin e personave të zhvendosur dhe me atë rast deklaroi se ai personalisht nuk ishte i kënaqur me përqindjen e kthimit. “Kthimi dhe integrimi i personave të zhvendosur, zgjidhja e problemeve të sigurisë dhe mosmarrëveshjeve pronësore, fillimi i procedurave gjyqësore janë çështje të ndërlidhura, dhe kjo është arsyeja pse kjo është çështje e të gjitha institucioneve, jo vetëm e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.” “Faktori vendimtar në atë kuptim nuk duhet të jetë vullneti politik, por sundimi i ligjit,” vuri në dukje Ministri Jevtic.

Nga rezultatet e arritura këtë vit, Ministri Jevtic vuri në dukje fillimin e suksesshëm të ndërtimit të 91 shtëpive dhe përpjekjet e ministrisë për të përfunduar 101 shtëpi për të kthyerit dhe personat e zhvendosur deri në fund të vitit, përfundimin e pesë ndërtesave në komunën e Shtërpcës, rinovimi i qendrës kolektive “Bergen” në komunën e Graçanicës, mobilimi i 65 shtëpive të ndërtuara rishtas për të kthyerit, dhënia e 100 granteve për fillimin e një biznesi dhe gjenerimi i të ardhurave në komunitetet jo-shumicë, sigurimi i akomodimit të përkohshëm për 51 familje të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve - të kthyerit nga Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi, shpërndarja e ushqimit dimëror, ushqimit dhe paketave higjienike për 872 familje të rrezikuara të zgjedhura në bashkëpunim me autoritetet komunale në momentet më të vështira të pandemisë së koronavirusit në Kosovë, zbatimi i suksesshëm i projekteve të komunitetit në pesë komuna dhe më shumë. Ministri gjithashtu deklaroi se nuk do të ishte e mundur të arrihen këto rezultate pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, dhe mbi të gjitha Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Anëtarët e komisionit ishin unanim në vlerësimin pozitiv të punës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Ministrit Jevtic, duke theksuar faktin se shumë është arritur në rrethana të jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe zvogëlimi i buxhetit të ministrisë për vitin 2020 me gati 50%. Disa deputetë gjithashtu theksuan se është e papranueshme që 20 vjet pas konfliktit në Kosovë, të kemi qendra kolektive ku jetojnë persona të zhvendosur nga Kosova, dhe se ata personalisht do të mbrojnë idenë e rritjes së buxhetit të kësaj ministrie dhe mbylljen e të gjitha qendrave kolektive në Kosovë.

Në fund të prezantimit të tij, Ministri Jevtić theksoi nevojën për hartimin e një Ligji për Kthimin e Personave të Zhvendosur, i cili mund të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet ekzistuese në lidhje me kthimin e qëndrueshëm, integrimin, stabilizimin dhe zhvillimin e të gjitha komuniteteve dhe kërkoi mbështetje më të madhe nga të gjitha institucionet përkatëse dhe partnerët, përfshirë Kuvendin e Kosovës.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502