Stampo këtë faqe
Enjte, 26 Nentor 2020 16:05

Deklaratë e përbashkët nga OSBE, UNHCR dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim

Deklaratë e përbashkët nga OSBE, UNHCR dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim

Misioni i OSBE-së në Kosovë së bashku me partnerët nga Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) dhe UNHCR-i organizuan sot një konferencë online rreth kthimit me kryetarët e komunave dhe drejtuesit komunalë. Shefi i Misionit të OSBE-së Ambasadori Jan Braathu, Ministri Dalibor Jevtić dhe Shefi i Misionit të UNHCR-së Erol Arduç paraqitën disa nga figurat kryesore të kthimit dhe çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale. Në vitin 2019, 191 individë u kthyen në Kosovë, që është numri më i ulët deri më tani, por ne jemi të inkurajuar nga shifrat për vitin 2020, që arrijnë në 348 deri më tani. Duke përgëzuar kryetarët e komunave dhe drejtuesit komunalë për përpjekjet e tyre në vitet e fundit dhe angazhimin drejt kthimeve të qëndrueshme në të ardhmen, përfaqësuesit e OSBE-së, MKK-së dhe UNHCR-it kërkuan zgjidhje shtesë praktike. Kjo përfshin mbylljen e qendrave të mbetura kolektive, duke kontribuar në pagesën e qirasë atje ku është e zbatueshme, adresimin e çështjeve të ndarjes së tokës, forcimin e terrenit në përgjigje të incidenteve dhe përshpejtimin e lejeve të ndërtimit dhe proceseve të tjera administrative në mbështetje të kthimeve të vazhdueshme. Organizatorët falënderuan kryetarët e komunave dhe drejtuesit komunalë për reflektimet e tyre gjatë konferencës dhe shpresojnë të punojnë së bashku në të ardhmen për të mirën e të kthyerve dhe të gjitha komuniteteve në Kosovë.