Enjte, 26 Nentor 2020 16:13

Në fshatrat e Komunës së Novobërdës, punohet në realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës dhe ndërtimin e urës

Në fshatrat e Komunës së Novobërdës, punohet në realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës dhe ndërtimin e urës

Novobërdë, 26 nëntor 2020

Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në vendet nga fshati Kusce e Epërme në Stanishor në komunën e Novobërdës, Ministria për Komunitete dhe Kthim, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, financoi ndërtimin e një rruge hyrëse në këto fshatra. Mbi 2000 banorë të këtyre fshatrave do të përfitojnë nga ky projekt infrastrukturor në Novobërdë, dhe projekti është gjithashtu domethënës në atë që një linjë autobusi që transporton nxënës në shkollë do të jetë në gjendje të udhëtojë përtej urës së parashikuar nga projekti.

Përfaqësuesit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, së bashku me kryetarin e kësaj komune Svetislav Ivanoviç, vizituan punimet në projektet e infrastrukturës dhe thanë se Ministria për Komunitete dhe Kthim, Ministri Dalibor Jevtic dhe komuna e Novobërdës vazhdimisht po punojnë për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve dhe kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Ky është vetëm një në një seri të projekteve që Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit po zbaton së bashku me komunën e Novobërdës. Qëllimi ynë është të bëjmë më të lehtë jetën e njerëzve të zakonshëm me projekte të tilla ”, tha këshilltari I parë I Ministrit, Igor Savić.

“Për një kohë të gjatë, banorët e këtij fshati kanë vështirësi në kalimin e kësaj pjese të rrugës për në fshatin Stanishor, ku zgjidhja e vetme e mundshme ishte ndërtimi I një ure,” tha Kryetari I Komunës së Novobërdës Svetislav Ivanoviç dhe falënderoi Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe Ministrin Jevtic për ndihmën e madhe kur është fjala për Komunën e Novobërdës.

Ky projekt, I financuar nga programi “Kthimi dhe Riintegrimi në Kosovë, Faza e Pestë” (EU-RRK5), parashikon asfaltimin e 350 metrave rrugë dhe zbatimi I plotë I projektit me vlerë rreth 30,000 euro, I zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, do të përfundojë në 10 ditët e ardhshme.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502