Print this page
%PM, %10 %763 %2019 %17:%G

Jevtic ka uruar festën e Kurban Bajramit

  Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthime, Dalibor Jevtic ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit, duke uruar që kjo festë të sjellë paqe, tolerancë, respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, sepse festat e mëdha kujtojnë vlerat e vërteta.

  “Në emër të Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit dhe në emrin tim, ju uroj nga zemra festën e Kurban Bajramit.  Të gjithë ne që jetojmë në Kosovë, krah për krah dhe me njëri-tjetrin, duhet të kemi për qëllim ruajtjen e miqësisë dhe mirëkuptimit.  Uroj që ngrohtësia e festave të jetë frymëzimi për një jetë më të mirë në këtë rajon.  Prandaj, ne mësojmë nga njëri-tjetri, në mënyrë gjithçka që bëjmë të jetë e mirë për ne dhe që të jetojmë në paqe dhe mirëqenie të jetë një qëllim i përbashkët.

  Dua që ju të kaloni festën e Kurban Bajramit në frymën e traditave në lumturinë familjare, të rrethuar nga të dashurit tuaj, familja dhe miqtë.  Le të jetë kjo dhe të gjitha festat e ardhshme festa e lumturisë dhe mirëqenies mes njerëzve ", thotë Ministri Jevtic në urmin e tij.