Enjte, 12 Dhjetor 2019 16:50

NJOFTIMI PËR SHTYP

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim në dorëheqje Dalibor Jevtic, sot u takua me Ambasadorin Italian në largim në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Në takimin në Prishtinë u diskutua edhe për situatën aktuale politike në Kosovë dhe pozicionin e Listës Serbe kur bëhet fjalë për formimin e një Qeverie të re të Kosovës. Jevtic i tha ambasadorit italian se Lista Serbe nuk do të ishte pengesë për formimin e një Qeverie të re të Kosovës, por që kërkesa minimale do të ishte që të ndalet diskriminimi ndaj popullit serb dhe atyre si përfaqësues politikë të serbëve, si dhe të respektojë interesat dhe pozita e popullit serb në Kosovë. Në përfundim të takimit, u konkludua se kishte ende shumë sfida në Kosovë në periudhën në vijim dhe se ishte detyrë e të gjithëve të kontribuojnë në zgjidhjen pozitive të problemit në interes të të gjithë qytetarëve. Jevtic i uroi ambasadorit italian në largim z. Sardi, suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
logo kosovo 
Republika e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038 552 045