Marte, 25 Shkurt 2020 17:54

Ministri Dalibor Jevtic takohet me Shefen e IOM-it në Kosovë Anna Rostocki

Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic u takua sot me Ana Rostocki, shefen e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Kosovë, dhe diskutoi me të vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta për të mbështetur të kthyerit dhe komunitetet - RRK 5 dhe Programi për Stabilizimin e Komuniteteve (CSP). Në takim u theksua se mbështetja e vazhdueshme për këto projekte është me rëndësi të madhe dhe se qëllimi i përbashkët i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe IOM-it është që të vazhdojnë projektet me vazhdimësinë me të cilën u filluan, pasi që është e rëndësishme për të ndihmuar familjet të sigurojnë jetesën e tyre përmes këtyre programeve, burimeve të të ardhurave dhe mbijetesës në Kosovë. U konkludua se në periudhën e ardhshme do të ketë punë për të përmirësuar koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta pasi Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe IOM-i janë partnerë të vërtetë që ndajnë qëllime të përbashkëta. Gjithashtu sot, në bazë të projektit RRK 5 të realizuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, të implementuar nga IOM-i, për të siguruar të ardhurat e veta, pesë familje nga Graqanica, Babimofci dhe Obiliqi morën ndihmë në makineri dhe mjete bujqësore. Gjatë ndarjes së ndihmës, u tha se kjo ishte vetëm një nga mënyrat që kjo Ministri do të ndihmonte familjet të mbijetojnë në Kosovë. Eshtë thënë se kjo dhe llojet e ngjashme të ndihmës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
logo kosovo 
Republika e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038 552 045