Hene, 30 Mars 2020 19:33

Miratohet ndërtimi i 62 shtëpive të reja në gjashtë komuna në Kosovë

Prishtinë, 30 Mars 2020
 
Takimi elektronik i Bordit Drejtues të Projektit "Kthimi dhe Ri-integrimi në Kosovë, Faza e Pestë (RRK5)", ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, UNHCR-it dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) 62 shtëpi për personat e zhvendosur në komunat e Fushë Kosovë, Graçanicë, Kamenicë, Novobërdë, Prizreni dhe Shtërpcë.  Zbatimi i projektit aktualisht është ngadalësuar dhe penguar ndjeshëm nga pandemia e virusit korona në Kosovë dhe në rajon.

Përveç ndërtimit të shtëpive të reja në komunat e përmendura, përfituesit e përzgjedhur do të marrin ndihmë financiare në mënyrë që të fillojnë bizneset e tyre për fuqizimin e tyre ekonomik dhe gjenerimin e të ardhurave.
Projekti "Kthimi dhe Ri-integrimi në Kosovë, Faza e Pestë (RRK5)" është financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, dhe zbatohet nga IOM-i.  Projekti synon kthimin e personave të zhvendosur dhe riintegrimin e personave të zhvendosur brenda vendit nga 12 komuna, përkatësisht: Graçanica, Fushë Kosova, Gjakova, Novobërda, Obiliqi, Rahoveci, Prizreni, Peja, Istoku, Kamenica, Klina dhe Shtërpca.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502