Premte, 24 Prill 2020 14:32

Zëvendës Ministrja për Komunitete dhe Kthime Alma Dushi Kabashi mori detyrën

 


Prishtinë, 24 Prill 2020
 
Kryeministri Albin Kurti, emëroi Alma Dushi Kabashin, 23 Prill 2020 si Zëvendës Ministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
 
Ministri Dalibor Jevtic Zëvendës Ministren e sapoemëruar, i uroi asaj një punë të suksesshme, e informoi atë për punën e këtij institucioni dhe planet për të ardhmen.
 
"Jam i bindur që do të bashkëpunojmë sinqerisht për të kapërcyer të gjitha pengesat që janë përpara, në mënyrë që të mund t'u përgjigjemi me sukses kërkesave. Jam i kënaqur që në periudhën e ardhshme do të jemi në gjendje të punojmë së bashku në projekte që kanë një rëndësi të madhe për njerëzit e ndihmuar nga ministria, "tha Ministri Jevtic.
 
Alma Kabashi Dushi është Zëvendës Ministri i vetëm deri më tani i emëruar nga Kryeministri Albin Kurti.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502