Djele, 21 Prill 2019 09:17

Jevtic uron Pashkët besimtarëve që e festojnë këtë festë sipas Kalendarit Gregorian

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim në largim Dalibor Jevtic uroi Pashkët për të gjithë besimtarët që festojnë këtë festë me kalendarin gregorian me dëshirën për të festuar lumturinë, paqen dhe shëndetin e mirë.

"Duke u gëzuar me fitimin e jetës kundër vdekjes, dëshiroj që gëzimi i Pashkëve t`ju forcon. Ringjallja e Krishtit thotë në domethënien e saj unike që të gjithë ne ngulmojmë në afirmimin e së mirës, ​​pa humbur shpresën në një nesër më të mirë dhe më të lumtur.

Duke festuar jetën, prosperitetin dhe mirëkuptimin reciprok, duhet të kthehemi tek njëri-tjetri dhe të ndajmë gëzimin e ringjalljes së Krishtit me fqinjët dhe miqtë. Karakteri universal i Pashkëve na jep çdo mundësi që të kujtojmë vlerat themelore, sepse festimi i kësaj festë është dëshmi se këto vlera janë baza, jo vetëm e besimit, por edhe e bashkëjetesës.

Ju uroj paqe dhe ta kaloni këtë festë në dashuri, falje dhe harmoni ", thotë Jevtic në urimin e tij.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502