Hene, 06 Maj 2019 09:33

Jevtic përgëzoi Ditën e Goraneve

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim në dorëheqje Dalibor Jevtiq përgëzoi Ditën e Goraneve për anëtarët e popullitgoran.

"Populli i goranëve është po aq i rëndësishëm sa të gjithë popujt e Kosovës dhe prandaj Ministria, me të cilën do të vazhdoj të ndihmoj, do të vazhdojë t'ju ndihmojë që të mbijetoni në shtëpitë tuaja. Deshiroj qe Goraneve t`ju ndihmoj në përpjekjen për të krijuar një mjedis më të mirë dhe më të begatë në të cilin jetojnë, në mënyrë që të krijojnë kushte më të mira për jetën se sa janë sot. Unë gjithashtu ju dëshiroj shumë shëndet, forcë dhe vullnet për t'u bërë më mirë çdo ditë, duke jetuar në paqe, respekt reciprok dhe tolerancë, "tha ministri Jevtic.

Ai theksoi se goranët janë një tregues i mirë i mbijetesës në Kosovë, përkundër kohërave të vështira dhe se janë krenarë për traditën e tyre dhe të vazhdueshme për të qëndruar dhe mbijetuar në shtëpitë e tyre.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502