Hene, 06 Maj 2019 12:29

Jevtic uroi fillimin e Ramazanit

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim në dorëheqje Dalibor Jevtic e uroi fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për të gjithë qytetarët e besimit islam.

  "Le të kalojë ky muaj i shenjtë i Ramazanit në një përkushtim të sinqertë e të thellë dhe veprat e mira të jenë shenja në veprën e mirësisë ndaj fqinjëve dhe miqve. Uroj që këto ditë të Ramazanit t'ju sjellin vlera të vërteta shpirtërore. Simbolizmi fisnik që sjellin ditët e muajit të Ramazanit duhet të jetë një pretekst për të respektuar vlerat themelore njerëzore dhe dallimet fetare - Ramazan Mubarak Olsun", tha ministri Jevtic në urimin e tij.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502