Marte, 11 Shkurt 2020 09:48

Takimi i Ministrit Jevtic me Ambasadorin Gjerman në Kosovë Christian Held

Ministri për Komunitete dhe Kthime Dalibor Jevtic u takua sot me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Held.

Në takimin, i cili u mbajt në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit, temat kryesore ishin bashkëpunimi i ardhshëm, fuqizimi ekonomik dhe nevoja për të rivendosur sa më shpejt dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ministri Jevtic tha se pret që Qeveria e re të punojë edhe në interes të të gjithë qytetarëve të saj pasi kjo është mënyra e vetme për të zhvilluar marrëdhëniet në mes të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se fuqizimi ekonomik ishte çelësi për zgjidhjen e shumë problemeve. Kjo është një mënyrë për të tejkaluar barrierat, thanë Ministri Jevtic dhe Ambasadori Held.

Ambasadori Held ka uruar Z. Jevtic për emërimin e tij si Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit dhe shprehu besim se bashkëpunimi i dy zyrtarëve do të jetë i mirë siq ka qenë në të kaluarën.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502