Enjte, 13 Shkurt 2020 12:56

JEVTIC URON DITËN E ASHKALIVE

Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, ka uruar Ditën e Ashkalive pjesëtarëve të këtij komuniteti.

"Të nderuar anëtarë të komunitetit Ashkali, komuniteti i juaj është po aq i rëndësishëm sa i gjithë komuniteteve të tjera të Kosovës, kjo është arsyeja pse Ministria për Komunitete dhe Kthim, që unë jam duke udhëhequr, do të gjejë mënyra për të ndihmuar Ashkalit në mënyrë të barabartë, ashtu si edhe popujt e tjerë jo-shumicë.

Përmes zbatimit të politikave kundër diskriminimit, unë do të përpiqem të krijoj një mjedis të volitshëm për mbrojtje më efektive të të  gjitha komuniteteve jo-shumicë nga çdo formë e diskriminimit. Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit do të jetë gjithmonë aty për të ndihmuar në përpjekjen për të krijuar një mjedis më të mirë dhe më të prosperuar. Rezultatet më të mira do të arrihen duke respektuar njëri tjetrin, me bashkëjetesë dhe tolerancë të përgjithshme, e cila përfundimisht kontribuon në ndërtimin e urave të besimit të ndërsjellët.

Ne mbetemi të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet në Kosovë, "tha Ministri Jevtic.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502