Shtune, 09 Maj 2020 06:25

Jevtic me rastin e Ditës së Fitores dhe Ditës së Evropës: Rruga e bashkimit dhe pajtimit është e vetmja rrugë që duhet të ndjekim


Prishtinë, 9 maj 2020

"Me krenari ju përgëzoj për Ditën e Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore dhe Ditën e Evropës, sepse gjatë gjithë historisë është treguar se është gjithmonë më e rëndësishmja të jesh në anën e së vërtetës dhe drejtësisë pikërisht sepse vetëm në atë mënyrë mund të ruhet paqja dhe liria”, thotë Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtić, duke uruar 9 Majin Ditën e Fitores dhe Ditën e Evropës.

Jevtic shton se pas 75 vjetësh nga fitorja mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore dhe 70 vjet nga deklarata e Schumanit, e cila bashkoi Evropën, qëllimi themelor i të gjitha kombeve ende duhet të bazohet në parimet që rruga e unifikimit dhe pajtimit është e vetmja rrugë që duhet të marrim, sepse është rruga për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Sot kujtojmë sakrificat e mëdha që paguan lirinë me shpresën se në të ardhmen asnjë jetë nuk do të humbet kurrë në asnjë luftë.
Si Ministër për Komunitete dhe Kthim, unë do të dëshiroja të shpreh bindjen time të sinqertë se nëse ne si shoqëri dëshirojmë të ndjekim parimet themelore të Bashkimit Evropian, duhet të bëjmë të mundur riintegrimin dhe kthimin e personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre në Kosovë, në mënyrë që ata të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara, thotë Ministri Jevtić në mesazhin e tij të urimit.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502