Ministria për komunitete dhe kthim :: MKK-MZP-MCR - Artikuj të filtruar nga data: Enjte, 03 Dhjetor 2020

NJOFTIM ME RASTIN E SHËNIMIT TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Prishtinë, 3 dhjetor 2020

"Pjesëmarrja e plotë dhe e barabartë e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sferat e jetës shoqërore duhet të jetë imperativi ynë sepse respektimi i të drejtave themelore të njeriut, dinjitetit dhe vlerave të çdo personi janë parime dhe detyrime universale," tha Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me aftesi te kufizuara.

Me atë rast, Ministri Jevtić i bëri thirrje publikut që të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të rrisin vetëdijen për tolerancën, ndihmën dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Ne të gjithë duhet të jemi më të përkushtuar për të mundësuar që personat me aftësi të kufizuara të kenë qasje të barabartë në mjedis, informacion, arsim, punësim dhe mbrojtje sociale. Në këtë drejtim, personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat dhe shoqatat e tyre që punojnë në integrimin e tyre të qëndrueshëm në shoqëri gjithmonë mund të mbështeten në mbështetjen e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, 3 Dhjetori, është shënuar që nga viti 1992, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që parashikon gëzimin e barabartë të të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjen e barabartë në shoqërinë e personave me aftësi të kufizuara.

Publikuar në Vesti
logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502