RRUGA DHE KANALIZIMI PËR TË KTHYERIT NË PEJË
RRUGA DHE KANALIZIMI PËR TË KTHYERIT NË PEJË
Prishtinë, 21 maj 2020
Ka filluar puna për ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimeve në dy vendbanime përgjatë rrugës rajonale Pejë - Rozhajë, 7 Shtator dhe Xhemail Kada, në të cilin jetojnë rreth 100 familje të kthyera nga komuniteti shqiptar, serb, egjiptian dhe rom.
76 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ndërtimi i rrugës dhe kanalizimeve në katër lokacione, dhe sipas vendasve, kjo do të lehtësojë dhe përmirësojë shumë jetën e tyre të përditshme. "Ne kemi pritur rrugën dhe kanalizimet për plot 20 vjet, dhe kjo është arsyeja pse falënderojm të gjithë ata që e bënë të mundur këtë," theksuan vendasit e pranishëm.
Fillimi i punimeve për këtë projekt të infrastrukturës u ndoq në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, nga Këshilltari për Integrimin e Komuniteteve, z. Marko Stanojević, Këshilltari për Kthim, z. Miloš Stanković, Nënkryetari i Komunës së Pejës, z. Fatmir Asllani, si dhe partnerë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Projekti i ndërtimit të rrugëve dhe kanalizimeve për të kthyerit në komunën e Pejës po implementohet në kuadër të programit "Kthimi dhe Ri-integrimi (EU-RRK) faza 5", i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, dhe zbatohet nga IOM në 11 komuna të Kosovës. Vlera totale e projektit është 42.817 euro.