Ministria për komunitete dhe kthim :: MKK-MZP-MCR - Artikuj të filtruar nga data: Shtune, 23 Maj 2020

DIGJET SHTËPIA E NJË TË KTHYERI NË BERKOVË AFËR KLINËS


Prishtinë, 23 Maj 2020

Shtëpia e të kthyerit Zarko Vuckovic në fshatin Berkovo në komunën e Klinës, e cila u ndërtua nga Ministria për Komunitete dhe Kthim vitin e kaluar, është djegur në dy ditët e kaluara.  Banorët e Berkovës pohojnë se zjarri ishte vendosur dhe ata e njoftuan Policinë e Kosovës për këtë sot, e cila menjëherë shkoi në vendngjarje dhe zhvilloi një hetim.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtić, vlerëson se veprimet e shpeshta kriminale kundër pasurisë së të kthyerve dhe komuniteteve jo-shumicë në përgjithësi paraqesin një presion të dukshëm ndaj të kthyerve për të lënë përsëri pronat e tyre.
 
"Incidentet kanë për qëllim ta bëjnë procesin e kthimit plotësisht të pakuptimtë.  Ajo që ne ndërtojmë është duke u djegur, vjedhur ose duke u shkatërruar.  Nuk ka dyshim se ekziston një tendencë serioze nga ana e atyre që kryejnë një krim të tillë për të prishur procesin e kthimit.  Ne vazhdimisht bëjmë thirrje që kjo valë dhune të ndalet.  "Kam frikë se për sa kohë që autorët e këtyre sulmeve mbi të kthyerit nuk nxirren para drejtësisë, e njëjta metodë e frikësimit do të vazhdojë," theksoi Ministri, duke u bërë thirrje autoriteteve të reagojnë shpejt.
 
Në një bisedë me Zarko Vuckovic sot, Ministri tha se familja Vuckovic dhe të gjithë të kthyerit nuk kanë qenë kurrë, as nuk do të jenë vetëm, dhe se Ministria e kryesuar nga ai do të vazhdojë t'i ndihmojë ata të kapërcejnë momentet e vështira.
 
Djegia e shtëpisë në Berkovo afër Klinës është incidenti i 18-të në katër muajt e fundit.
 
Përndryshe, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka ndërtuar 30 shtëpi për të kthyerit në komunën e Klinës që nga viti 2013.

 

repan11b a

Publikuar në Vesti
Shtune, 23 Maj 2020 06:25

Urimi me rastin e Fitër Bajramit

Urimi me rastin e Fitër Bajramit


Prishtinë, 23 maj 2020

"Me këtë rast shprehi urimet e mia më të sinqerta për të gjithë anëtarët e besimit islam, si dhe Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnavës, me rastin e Fitër Bajramit me përshëndetjen tradicionale - EID SHERIF MUBAREK OLSUN, " shkruan në mesazhin e urimit nga Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtić.

Duke festuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajin e agjërimit, lutjes dhe bamirësisë, uroj që vlerat e përbashkëta të ndriçojnë rrugën e paqes, pendimit dhe faljes dhe të mundësojnë ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjitha komunitetet.

Në frymën e traditës dhe zakonit tuaj, ju uroj që t’i kaloni këto ditë feste në lumturi dhe gëzim, të rrethuar nga të dashurit tuaj, shkruan në letrën e urimit të Ministrit Dalibor Jevtić.

Publikuar në Vesti
logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502