Ministria për komunitete dhe kthim :: MKK-MZP-MCR - Artikuj të filtruar nga data: Marte, 26 Maj 2020

NJOFTIMI I MINISTRISË PËR KOMUNITETE DHE KTHIM ME RASTIN E KËRCËNIMIT ME VDEKJE NDAJ TË KTHYERIT NGA KLINA


Prishtinë, 26 maj 2020

Në fshatin Drenoviqiq në komunën e Klinës, dje rreth orës 4 pasdite, i kthyeri Djordje Djorovic u sulmua me një sëpatë në pronën e tij.  Dy shqiptarë e kërcënuan Djorovic se do ta vrisnin atë dhe qenin e tij dhe se "do t'ja prejnë kokën si qengjit" nëse do ta shihnin përsëri aty ku ishte.  Pas incidentit, Djorovic u tërhoq nga prona e tij në një shtëpi me qira në fshatin Bica, ku ai jeton.  Pas pak, të njëjtët sulmues erdhën në oborrin e shtëpisë me qira dhe përsëri kërcënuan se do ta vrajnë nëse e shohin atë duke kultivuar pronën e tij në fshatin fqinj.  Pas kërcënimit të përsëritur, Djorovic njoftoi anëtarët e kontingjentit slloven të KFOR-it, dhe më pas Policinë e Kosovës, e cila menjëherë mbërriti në vend dhe mori një deklaratë prej tij.
 
Kjo është një shkelje flagrante e së drejtës së të kthyerve për të liruar punën në pronën e tyre.  Është koha për të ndaluar dhunën që kryhet vazhdimisht kundër të kthyerve serbë.  Dy incidente në komunën e Klinës kundër të kthyerve serbë në vetëm disa ditë janë një kërcënim serioz për qytetarët e lirë dhe të kthyerit që tashmë jetojnë në kushte të vështira.  Frikësimi dhe kërcënimet me vdekje duhet të merren seriozisht sepse ekzistojnë qëllime të qarta që të mos ketë më serbë në vendet e kthimit.

 Si një institucion që merret me procesin e kthimit, ne nuk do të heqim dorë nga avokimi me institucionet kompetente për rendin dhe paqen në Kosovë, për t'i gjetur autorët sa më shpejt të jetë e mundur, t'i çojmë ata para drejtësisë dhe t'i ndëshkojmë në mënyrë të duhur.
 
Zyrtarë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim vizituan sot fshatin Bica në komunën e Klinës dhe biseduan me Djordje Djorovic, i cili u kërcënua me vdekje.  Herët në mëngjes, Ministri Dalibor Jevtic dha mbështetje të plotë në një bisedë telefonike me Djorovic dhe shprehu gatishmëri për çdo lloj ndihme që Ministria për Komunitete dhe Kthim mund të sigurojë, duke theksuar se ai do të kërkonte institucionalisht mbrojtje maksimale për Djordje dhe lër të gjithë të kthyerit në Kosovë.
 
Ky është incidenti i 19-të në Kosovë që nga shkurti i vitit 2020, në shënjestër të anëtarëve të popullit serb, si të kthyerve dhe atyre që nuk janë shpërngulur kurrë nga Kosova.

 

repan11b a

Publikuar në Vesti
logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502