Ministria për komunitete dhe kthim :: MKK-MZP-MCR - Artikuj të filtruar nga data: Merkure, 06 Maj 2020

“Kudo që të jesh – për Shën Gjergj në Gorë të kthehesh“


Prishtinë, 06 Maj 2020

"Arlija Djuren - Gëzuar Shën Gjergjin"! – ishin fjalët e Ministrit Dalibor Jevtic, i cili uron Ditën e komunitetit Goran dhe thotë më tej: "Në frymën e përshëndetjes suaj tradicionale dhe me daulle, dhe me atmosferën e bashkimit dhe gëzimin e përgjithshëm dua që ju të festoni festën tuaj, ruajeni shkëlqimin e zakoneve dhe kujtimeve tuaja, si dhe që ktheheni gjithmonë në Gorën tuaj."

"Unë ju uroj që festa t’ju sjell shëndet, lumturi familjare për të gjithë, për të përballuar sfidat e kohës sonë së bashku," tha Ministri Jevtic.

Megjithëse përballeni me shumë sfida, Ministria për Komunitete dhe Kthim nuk do të lejojë kurrë margjinalizimin institucional të ndonjë komuniteti, përfshirë këtu edhe komunitetin Goran në Kosovë. Së bashku me komunitetin Goran dhe komunitetet tjera, ne dëshirojmë të krijojmë kushte për një jetë dhe zhvillim më të mirë për komunitetin Goran.

Pas një aksidenti të vitit 2012 në Restelicë, Ministria për Komunitete dhe Kthim shpërndau pako ushqimesh për familjet më të rrezikuara, dhe Amserës së vogël, e cila humbi familjen e saj në një ortek bore, u ndihmua nga financiarisht. Institucioni, i kryesuar nga unë, ndihmoi 13 familje të komunitetit Goran, ndihmoi në rinovimin e shtëpive të tyre, ndërsa 25 familje morën shtëpi të reja, dhe u financua rindërtimi i tunelit në Restelica, kështu që ky është treguesi më i mirë i rëndësisë së popullit Goran për ne, shprehet Ministri Jevtic në urimin e tij.

Publikuar në Vesti
logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502