Ministria për komunitete dhe kthim :: MKK-MZP-MCR - Artikuj të filtruar nga data: Hene, 16 Nentor 2020

NJOFTIM PËR MEDIA ME RASTIN E TAKIMIT RË GRUPIT PUNUES NË KUADËR

TË PROCESIT TË SHKUPIT

Prishtinë, 13 nëntor 2020

Organizuar nga misionet e OSBE-së dhe UNHCR-it, përfaqësuesit e delegacioneve të Prishtinës, Beogradit, Shkupit dhe Podgoricës sot mbajtën një video konferencë të Grupit Teknik të Punës në kuadër të nismës rajonale ndërinstitucionale “Procesi I Shkupit”, e cila u lansua për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme për të gjithë personat e zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. .

Delegacionet prezantuan në konferencë perparimet në sigurimin e kushteve më të mira për kthim dhe zgjidhje të qëndrueshme në fushat e mëposhtme: dokumentacioni personal, të drejtat pronësore (qasja në pronë), siguria dhe dialogu, planifikimi dhe implementimi I zgjidhjeve të qëndrueshme për personat e zhvendosur dhe krijimi I sistemeve të menaxhimit të të dhënave

“E drejta e kthimit nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Momenti në të cilin ndodhemi është gjithashtu shumë I rëndësishëm për kthimin e të zhvendosurve. Shtë e rëndësishme të vazhdohet iniciativa rajonale që mund të kontribuojë ndjeshëm në zbatimin e pikës 12 të Marrëveshjes së Uashingtonit, pjesë e së cilës është procesi I Shkupit, dhe që ka të bëjë me ofrimin e zgjidhjeve të përhershme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Çështja e kthimit të personave të zhvendosur I referohet shtetit të së drejtës, dhe kjo është pikërisht arsyeja pse është e rëndësishme që vazhdimisht të punohet në zgjidhjen më të mirë të mundshme të këtij problemi, “tha Ministri Jevtić gjatë fjalës së tij sot.

Sa I përket hapave të ardhshëm, delegacionet e Prishtinës, Beogradit, Shkupit dhe Podgoricës ranë dakord mbi zbatimin e praktikave të mira dhe modeleve që tashmë kanë dhënë rezultate konkrete në drejtim të zgjidhjeve të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur përmes programit rajonal të strehimit të zbatuar në rajon. Brenda “Procesit të Sarajevës”.

Gjatë video konferencës, u ra dakord të mbahej një forum I nivelit të lartë që do të siguronte mbështetje politike përmes “Procesit të Shkupit” për zbatimin e programeve rajonale të strehimit për kujdesin dhe integrimin e personave të zhvendosur dhe të kthyerve nga dhe në Kosovë.

Publikuar në Vesti
logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502