Ministria për komunitete dhe kthim :: MKK-MZP-MCR - Artikuj të filtruar nga data: Premte, 21 Shkurt 2020

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic, u takua sot me Ambasadorin Zviceran në Kosovë Jean Huber Lebet dhe diskutoi me të planet e Ministrisë për të përmirësuar më tej jetën e të gjithë qytetarëve.

"Komuniteti serb dhe Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit do të japin një kontribut të plotë në vazhdimin e bashkëpunimit me partnerët në drejtim të proceseve të filluara që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve," tha Jevtic.

Ministri tha se Zvicra është e angazhuar të respektojë të drejtat e njeriut dhe se ka shumë shembuj të mirë nga ky vend se si duhet të funksionojë një sistem.

Në takim u tha se është e nevojshme të hiqen të gjitha pengesat që qëndrojnë në rrugën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës sepse është në interes të të dy komuniteteve, komunitetit jo-shumicë dhe atij shumicë në Kosovë.

Ministri Jevtic gjithashtu u takua me Shefin e Misionit të UNHCR në Kosovë Erol Arduc para se të takohej me Ambasadoren Zviceran Lebet, dhe diskutoi me të vazhdimin e bashkëpunimit për projektet që kontribuojnë në kthimin e personave të zhvendosur (RRK5 dhe procesi i Shkupit), përfshirja e grave dhe të rinjve, si dhe përmirësimi i jetës së kategorive të disfavorshme shoqërore të popullatës.

Publikuar në Vesti
logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502