Ministria për komunitete dhe kthim :: MKK-MZP-MCR - Artikuj të filtruar nga data: Marte, 31 Mars 2020

Në një kohë kur njerëzimi përballet me rreziqe të shumta, duke filluar nga ndryshimi i klimës, përmes pabarazisë ekonomike, racore, etnike dhe gjinore, deri te shpërthimi i një sëmundjeje deri më tani të panjohur, drejtuesit në mbarë botën, përfshirë Ministrin e Qeverisë së Kosovës Dalibor Jevtic, kanë nënshkruar Deklaratën për  udhëheqja parimore në kohë çrregullimi.  Deklarata kërkon një përballje të përbashkët me sfidat që preokupojnë botën përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në të gjitha fushat, duke aplikuar standarde etike dhe vlera universale, pa asnjë ndarje në shoqëri.  Tekstin e tërë deklaratës mund ta lexoni këtu.

Këto janë vetëm disa nga temat e konferencës ndërkombëtare "Horasis - Një Takim i Komuniteteve të Udhëheqjes Botërore", e cila duhej të mbahej nën kujdesin e Qeverisë Portugeze me drejtues nga e gjithë bota, ndër të cilët Ministri Jevtic ishte një nga folësit.
Konferenca u anulua për shkak të pandemisë në mbarë botën të virusit korona, por pjesëmarrësit e ftuar i dërguan mesazhe organizatorit duke falënderuar iniciativën përmes një lidhjeje video.  Me këtë rast, Ministri Jevtic dërgoi mesazhin e mëposhtëm:
"Në këto kohë të trazuara që janë duke prekur njerëzit në mbarë botën, ne duhet të bashkohemi dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin të ndjehen të lidhur social.  Personalisht, vlerësoj shumë iniciativën për të bashkuar faktorë relevantë që shkaktojnë ndryshime pozitive në botë".

Publikuar në Vesti
logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502