Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

 

 

 


1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë:
1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;
1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;
1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;
1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
1.7. Ofron shërbime logjistike për ministrinë.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore;
3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa;
3.3. Divizioni i TI-së dhe Shërbimeve Logjistike.

 

 

Divizionet

 

Divizioni i Burimeve Njerëzore

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:
1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
1.2. Administron rekrutimin e personelit;
1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve;
1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Burimeve Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.

 


Divizioni për Buxhet dhe Financa

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:
1.1. Përgatitë propozimet buxhetore;
1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të ministrisë;
1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.

2. Udheheqësi i Divizionit të Buxhetit dhe Financave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.

 

Divizioni i TI dhe Shërbimeve Logjistike

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të TI dhe Shërbimeve Logjistike janë:
1.1 . Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë;
1.2 . Siguron mbështetje në fushën e tekonologjisë informative;
1.3 . Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë;
1.4 . Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
1.5 . Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;
1.6 . Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbimeve Logjistike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit.

 

Divizioni i Auditimit të Brendshëm

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizioni së Auditimit të Brendshëm janë:
1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut;
1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitete të auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultate të auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;
1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;
1.6. Raporton menjëherë te
menaxhmenti i larte dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes, si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente.

2. Udhëheqësi i Divizionit së Auditimit të Brendshëm raporton tek Ministri.


Divizioni për Komunikim Publik

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik janë:
1.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë;
1.3. Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime të tjera mediale;
1.4. Mirëmban ueb faqen zyrtare të ministrisë;
1.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

 

Divizioni i Prokurimit

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit së Prokurimit Publik janë:
1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502