Departamenti Ligjor

 

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
1.1. Ofron ndihmën profesionale në hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar nga fushëveprimtaria e MKK-së;
1.2. Është përgjegjës për hartimin e projekt-akteve normativ;
1.3. Në bashkëpunim me strukturën organizative të MKK-së përgjegjëse për integrime evropiane siguron përputhshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore të propozuara nga MKK-ja me legjislacionin e Bashkimit Evropian (Acqius Cummunautarie), si dhe me legjislacionin tjetër të aplikueshëm në Kosovë;
1.4. Ofron këshilla, rekomandime, udhëzime dhe opinione ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i MKK-së;
1.5. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e MKK-së në gjyqësor;
1.6. Ofron ndihmë në hartimin e propozim-vendimeve për strukturat organizative të MKK-së.

2. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502