Departamenti për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve

 

 

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve janë:
1.1. Menaxhon projektet që lidhen me komunitetet dhe kthimin;
1.2. Siguron realizimin e projekteve të zhvilluara nga Departamenti për Planifikim të Politikave dhe Analizave;
1.3. Koordinimi i punës për ndihmë
humanitare në përmbushjen e kritereve sipas standardeve të përcaktuara për kthimin dhe stabilizimin e komuniteteve;
1.4. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve strategjike të MKK-së në pajtim me prioritetet e Qeverisë;
1.5. Koordinimi i aktiviteteve që ndërlidhen me parashtruesit e kërkesave dhe bashkëpunimi me OJQ-të si dhe me partnerët implementues të projekteve;
1.6. Vlerësimi i ndikimit të projekteve të MKK-së;
1.7. Menaxhimi dhe monitorimi i projekteve dhe që nga fillimi deri në përfundimin e tyre;
1.8. Ndërmerr masa adekuate me qëllim të zhvillimit të qëndrueshmërisë ekonomike duke përkrahur zhvillimin e ekonomisë së vogël dhe asaj familjare;
1.9.Mbikëqyrë punimet dhe
dokumentacionin e pagesave të projekteve nga fushëveprimtaria e MKK-së;
1.10. Ofron mbështetje në dizajnimin e ftesave për shprehje të interesit, në hartimin e specifikacioneve për projekte dhe menaxhon projektet e kontraktuara.

2. Udhëheqësi i Departamentit për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni për Kthim dhe Komunitete; dhe
3.2. Divizioni për Projekte.

 

 

Divizionet

 


Divizioni për Kthim dhe Komunitete

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Kthim dhe Komunitete janë:
1.1. Zbaton të gjitha çështjet operacionale në terren që kanë të bëjnë me kthimin dhe komunitetet;
1.2. Bashkëpunon me Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, me shoqërinë civile (OJQ-të) dhe organizatat ndërkombëtare lidhur me realizimin e projekteve;
1.3. Përcjellë zbatimin e strategjisë së kthimit dhe integrimit të komuniteteve si dhe kontribuon në ndërtimin e besueshmërisë së ndërsjellë dhe rritjen e vetëdijesimit;
1.4. Menaxhon bazën e të dhënave për Kthimin dhe Integrimin e Komuniteteve;
1.5. Monitoron përmbushjen e kritereve për kthim dhe komunitete, të parapara me Strategjinë për Kthim të MKK-së dhe manualit për kthim.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Kthim dhe Komunitete raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve.

 


Divizioni për Projekte

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve janë:
1.1. Divizioni është përgjegjës për tërë ciklin e projekteve – përpos procedurave të prokurimit publik (pra përpos procedurave përzgjedhëse dhe teknike);
1.2. Ofron mbështetje në përgatitjen dhe kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për tenderë, mbikëqyrë punimet dhe dokumentacionin e pagesave të projekteve të renovimeve
ose ndërtimeve të ndërtesave dhe projekteve të tjera të infrastrukturës sipas standardeve teknike në fuqi;
1.3. Koordinon punën në mes të punë kryesit dhe MKK-së;
1.4. Përgatitë raporte për aktivitetet e kryera.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Projekte raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502