Ministria për komunitete dhe kthim :: MKK-MZP-MCR - Artikuj të filtruar nga data: Enjte, 30 Korrik 2020
Enjte, 30 Korrik 2020 20:29

URIMI ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT

URIMI ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT

Prishtinë, 31 Korrik 2020

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtić, në emër të tij dhe në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ka uruar një nga festat më të mëdha islame, Kurban Bajramin, besimtarëve besimit islam dhe Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnavës.

"Në ditët e pasigurisë së përgjithshme, kur ne po luftojmë së bashku për shëndetin e të gjithë njerëzve, ju uroj të kaloni festën me të dashurit tuaj, të mbushur me gëzim, paqe dhe mirëqenie shpirtërore," tha Ministri Jevtić.

Uroj që festa e Kurban Bajramit të inkurajoj më tej solidaritetin, respektin, të kuptuarit e diversitetit dhe të bashkëjetesës. Që e mira e përbashkët dhe bërja e veprave të mira të jenë qëllimi i të gjithëve, për të cilin ne do të përpiqemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë së bashku, theksohet në letrën uruese të Ministrit Dalibor Jevtić.

Publikuar në Vesti
logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502