Departamenti për Planifikim të Politikave dhe Analiza

Departamenti për Planifikim të Politikave dhe Analiza

 

 


1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Planifikim të Politikave dhe Analizave janë:
1.1.Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e politikave të MKK-së për mbështetjen e komuniteteve;
1.2. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve strategjike të Ministrisë në pajtim me prioritetet e Qeverisë;
1.3. Harton dokumentet e politikave dhe planifikimit për MKK-në, strategjitë dhe planet e veprimit dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre;
1.4. Krijon kushtet për ndërtimin e besimit midis komuniteteve, duke zhvilluar dialog ndëretnik lidhur me politikat integruese që kanë të bëjnë me komunitetet dhe me të kthyerit;
1.5. Zhvillon strategjinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile me qëllim të integrimit të të gjitha komuniteteve, ndërtimit të besimit midis tyre dhe rritjes së vetëdijesimit;
1.6. Menaxhon bazën qendrore të të dhënave për kthim;
1.7. Propozon dhe harton projekte për zhvillimin ekonomik të komuniteteve;
1.8. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian.

2. Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim të Politikave dhe Analiza raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni për Planifikim të Politikave;
3.2. Divizioni për Komunitetet e Disfavorshme; dhe
3.3. Divizioni për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.

 

 

 

Divizionet

 

 

Divizioni për Planifikim të Politikave

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim të Politikave janë:
1.1. Propozon dhe harton politikat për
MKK;
1.2. Menaxhon bazën qendrore të të dhënave lidhur me kthimin dhe komunitetet;
1.3. Ndihmon në përgatitjen e koncept dokumenteve për legjislacion.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim të Politikave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim të Politikave dhe Analiza. 


Divizioni për Komunitetet e Disfavorshme

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunitetet e Disfavorshme janë:
1.1. Adreson çështjet që ndërlidhen me komunitetet e disfavorshme, si dhe koordinon dhe siguron unifikimin e politikave të komunitetit RAE me institucionet e tjera, partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat joqeveritare;
1.2. Siguron zbatimin e rekomandimeve të Dekadës së përfshirjes të Komunitetit RAE;
1.3. Propozon dhe harton politika të favorshme për qëndrueshmërinë ekonomike të komuniteteve të disfavorshme;
1.4. Ndërmerr masat e nevojshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, në realizimin e të drejtave shëndetësore, arsimore, kulturore etj të komuniteteve të disfavorshme.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Komunitetet e Disfavorshme raporton tek Udhëheqësi i Departamentit.


Divizioni për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë:
1.1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian;
1.2. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;
1.3. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire;
1.4. Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Antarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;
1.5. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Evropian, për fushëveprimtarinë e ministrisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave raporton tek tek Udhëheqësi i Departamentit.

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502