Ministria për komunitete dhe kthim :: MKK-MZP-MCR - Items filtered by date: Merkure, 11 Shtator 2019

 Në Komitetin Drejtues të projektit RRK 5 (Projekti i Kthimit dhe Ri-integrimit në Kosovë), i cili u mbajt në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit dhe morën pjesë përfaqësues të këtij institucioni, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila  do të implementojë projektin si dhe përfaqësuesit e UNHCR-it, ka miratuar ndërtimin e 25 shtëpive për personat e zhvendosur, që është gjithsej 108 shtëpi për të kthyerit në vitin 2019. Shtëpitë janë të destinuara për serbët, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët dhe ndërtimi do të implementohet në komunat e Pejës, Obiliqit, Rahovecit, Shtërpcës, Gjakovës dhe Klinës.

 Sekretari i Përgjithshëm i MKK-së Nenad Stojçetoviç duke theksuar rëndësinë e projektit RRK 5, tha se politika e Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit, Ministrit Dalibor Jevtic dhe Listës Serbe, është një politikë që i pëmbushë premtimet, një politikë që është praktikisht është duke luftuar për mbijetesën e serbëve dhe popujve të tjerë jo-shumicë në Kosovë dhe një politikë për të mbështetur çdo familje serbe në çdo pjesë të Kosovës.

 "Ministria e Komuniteteve do të vazhdojë të ndihmojë jo vetëm në mënyrën e ndërtimit të shtëpive, por edhe në mënyra të ndryshme, sepse vizioni dhe misioni ynë është të përmirësojmë jetën e njerëzve tanë në Kosovë. Ne do t'i ndihmojmë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë," theksoi Stojcetovic.

 Përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe UNHCR-it falënderuan Ministrinë dhe Ministrin Jevtic për përpjekjen që ai po bën për të mirën e popullit të tij.

Published in Vesti
logo kosovo 
Republika e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038 552 045