J U R I D I K S I O N E T

Në bazë të Dekretit të Qeverisë së Kosovës nr. 05/2020 e 19 shkurtit 2020, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka këto kompetenca:

  1.  Përgatitjen e politikave publike, hartimin e akteve ligjore, miratimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e standardeve të detyrueshme në fushën e për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre, duke përfshirë të drejtën për t’u kthyer, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;
  2. Promovon dhe zbaton legjislacionin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre, duke përfshirë të drejtën për t’u kthyer;;
  3. Promovon krijimin e kushteve të përshtatshme për kthim dhe siguron një qasje ndaj kthimit, që bazohet në të drejta;
  4. Siguron udhëheqjen në krijimin e besimit, në aktivitetet për dialog dhe pajtimin ndërmjet komuniteteve dhe mbështet zbatimin e këtyre aktiviteteve;
  5. Zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e një strategjie qeveritare për ndihmë, që iu drejtohet komuniteteve dhe mbështet zhvillimin dhe zbatimin e këtyre strategjive në të gjitha komunat;
  6. Zhvillon apo menaxhon programe dhe mekanizma për të ndihmuar integrimin në kushte të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, që aktualisht banojnë në Republikën e Kosovës, si dhe për të siguruar kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur brenda vendit dhe të refugjatëve;7.Siguron se politika në nivel qendror dhe komunal përfshin dispozita për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe interesave të të kthyerve, duke përfshirë fushën e lirisë së lëvizjes, përdorimin e gjuhëve, lirisë së shprehjes, përfaqësimit të drejtë, arsimit, punësimit dhe qasjes së barabartë në
    drejtësi, banim dhe shërbime publike e komunale;
  7. Bën rekomandime dhe bashkërendon aktivitete me ministritë, komunat dhe të autoriteteve të tjera, që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre, duke përfshirë të drejtën për t’u kthyer;
  8. Mbështet aktivitetet e komunave për trajtimin e çështjeve të komuniteteve dhe kthimeve, duke siguruar kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur brenda vendit dhe të refugjatëve përfshirë punën e komisioneve për ndërmjetësim, komisioneve për komunitete, Komisioni Komunal për Kthim, Komisioni Qendror Shqyrtues, zyrat komunale për komunitete dhe zhvillimin e zbatimin e strategjive komunale për kthim;
  9. Rishikon dhe iu ofron ndihmë ministrive të tjera në lidhje me procedurat dhe aktivitetet ekzistuese, sikurse edhe politikat e propozuara dhe projektligjet, për të siguruar respektimin e plotë të të drejtave dhe interesave të komuniteteve e të pjesëtarëve të tyre dhe të personave të zhvendosur brenda vendit dhe të refugjatëve në përputhje me aktet legjislative të institucioneve të Republikës së Kosovës dhetë rregulloreve të komunave me standarde te rëndësishme ndërkombëtare dhe me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
  10. Koordinon punët (aktivitetet) me ministritë, komunat dhe autoritetet e tjera për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për personat e zhvendosur brenda vendit dhe refugjatë dhe nevojat humanitare të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre;
  11. Koordinon me ministritë përkatëse, komunat dhe institucionet e tjera zbatimin e një strategjie për të drejtat e komuniteteve, në mënyrë që të sigurojë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve, personave të zhvendosur brenda vendit dhe refugjateve, duke iu kushtuar vëmendje të posaçme nevojave të grave, fëmijëve, personave të moshuar dhe grupeve të tjera të ndjeshme;
  12. Mbikëqyr dhe mbështet kornizën operative për kthim, për të siguruar një qasje, që mbështetet apo bazohet në të drejta dhe që iu përgjigjet nevojave për personat e zhvendosur brenda vendit dhe refugjatë dhe bashkëpunimit me ministri të tjera, me agjencitë, me mekanizmat ndërkombëtar dhe OJQ-të e ndryshme gjatë këtij procesi;
  13. Ndihmon në zhvillimin dhe në zbatimin e masave në fushën e informimit publik dhe të projekteve të tjera promovuese për ngritjen e vetëdijes publike përkitazi me të drejtat dheinteresat e komuniteteve e të pjesëtarëve të tyre, duke përfshirë të drejtën për t’u kthyer dhe
  14. Kryen edhe detyra të tjera, që i caktohen ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.
logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502