SHEFI I KABINETIT

 Nenad Talic

 

 

  nenad talic 
emailQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.       phone1 038/200 16 501
instagram  facebook1  twitter6  LinkedIn15              
 

Nenad Talic ka fituar diplomën e tij Bachelor në studime themelore akademike nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës. Ai vazhdoi arsimin e tij në Master Studime Akademike në Universitetin "Union - Nikola Tesla" në Beograd, ku ai fitoi diplomën master në të Drejtën Ndërkombëtare të Biznesit.

Ai fitoi përvojë shumë vjeçare të punës duke punuar në Kosovë që nga viti 1997 me organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, institucione qendrore dhe lokale për të ndërtuar një kornizë legjislative në fushën e qeverisjes vendore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Nga 2005 deri në 2018, ai mori pjesë në përgatitjen, hartimin dhe zbatimin e akteve nënligjore, dokumenteve strategjike dhe projekteve të zhvillimit në nivelin e qeverisjes vendore. Ai ka qenë bashkë-autor për disa botime dhe manuale mbi qeverisjen efektive. Ai ka marrë disa çmime për punën e tij.

Para emërimit të tij si Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef i Kabinetit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ai shërbeu si Zëvendës Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Ai lindi në 24 Dhjetor 1975 në Prishtinë.
Ai është i martuar me Marinen, ka djemtë Lazar dhe Danilo.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën serbe, shqipe dhe angleze dhe flet rrjedhshëm rusisht.

 

logo kosovo 
Qeveria e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Sheshi Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038/200 16 502