Misioni dhe Vizioni

Ministria për Komunitete dhe Kthim ka këto kompetenca:


i. zhvillon politika dhe promovon e zbaton ligje për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre, duke përfshirë të drejtën për t’u kthyer, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;
ii. promovon krijimin e kushteve të përshtatshme për kthim dhe siguron një qasje ndaj kthimit, që bazohet në të drejta;
iii. siguron udhëheqjen në krijimin e besimit, në aktivitetet për dialog dhe pajtimin ndërmjet komuniteteve dhe mbështet zbatimin e këtyre aktiviteteve;
 iv. zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e një strategjie qeveritare për ndihmë, që iu drejtohet komuniteteve dhe mbështet zhvillimin dhe zbatimin e këtyre strategjive në të gjitha komunat;
v. zhvillon apo menaxhon programe dhe mekanizma për të ndihmuar integrimin në kushte të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, që aktualisht banojnë në Republikën e Kosovës, si dhe për të siguruar kthimin e qëndrueshëm të të shpërngulurve dhe të refugjatëve;
vi. siguron se politika në nivel qendror dhe komunal përfshin dispozita për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, të drejtave të njeriut dhe interesave të të kthyerve, duke përfshirë fushën e lirisë së lëvizjes, përdorimin e gjuhëve, lirisë së shprehjes, përfaqësimit të drejtë, arsimit, punësimit dhe qasjes së barabartë në drejtësi, banim dhe shërbime publike e komunale;
vii. bën rekomandime dhe koordinon e mbikëqyr aktivitetet e ministrive, të komunave dhe të autoriteteve të tjera, që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre, duke përfshirë të drejtën për t’u kthyer, e sipas nevojës, rishikon veprimtaritë, dosjet dhe dokumentet e këtyre organeve, nëse jepet autorizimi i Kryeministrit për këtë gjë;
viii. mbikëqyr dhe mbështet përpjekjet e komunave për trajtimin e çështjeve të komuniteteve dhe kthimeve, duke përfshirë punën e komisioneve për ndërmjetësim, komisioneve për komunitete, zyrat komunale për komunitete dhe zhvillimin e zbatimin e strategjive komunale për kthim;
ix. rishikon dhe iu ofron ndihmë ministrive të tjera në lidhje me procedurat dhe aktivitetet ekzistuese, sikurse edhe politikat e propozuara dhe projektligjet, për të siguruar respektimin e plotë të të drejtave dhe interesave të komuniteteve e të pjesëtarëve të tyre dhe të shpërngulurve dhe përputhjen e akteve legjislative të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të
rregulloreve të komunave me standarde te rëndësishme ndërkombëtare dhe me dispozitat e
Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
x. koordinon punët (aktivitetet) me ministritë, komunat dhe autoritetet e tjera për gjetjen e zgjidhjes për shpërnguljet dhe nevojat humanitare të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të
tyre;
xi. koordinon me ministritë, komunat dhe autoritetet e tjera zbatimin e një strategjie për të drejtat e njeriut, në mënyrë që të sigurojë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve, të të shpërngulurve dhe të kthyerve, duke iu kushtuar vëmendje të posaçme nevojave të grave, fëmijëve, personave të moshuar dhe grupeve të tjera të ndjeshme;
xii. mbikëqyr dhe mbështet kornizën operative për kthime, për të siguruar një qasje, që mbështetet apo bazohet në të drejta dhe që iu përgjigjet nevojave të personave të shpërngulur dhe bashkëpunimit me ministri të tjera, me agjencitë dhe OJQ-të e ndryshme gjatë këtij
procesi;
xiii. ndihmon në zhvillimin dhe në zbatimin e masave në fushën e informimit publik dhe të projekteve të tjera promovuese për ngritjen e vetëdijes publike përkitazi me të drejtat dhe interesat e komuniteteve e të pjesëtarëve të tyre, duke përfshirë të drejtën për t’u kthyer
dhe
xiv. kryen edhe detyra të tjera, që i caktohen Ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.

logo kosovo 
Republika e Kosovës
________________
Ministria për komunitete dhe kthim
 

Nëna Terezë
Fushë Kosovë
038 552 045